UBT News

Shuhet task-forca antikorrupsion

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Me votat e anëtarëve të Qeverisë është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar Task-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Lidhur me vendimin e sotëm ka reaguar Institucioni Kosovar për Drejtësi, teksa u tha se kjo po shihet si pahakmarrje e politikës ndaj zyrtarëve të kësaj Task Force./UBTNews

Exit mobile version