Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka kritikuar Qeverinë Hoti lidhur me shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion.
Përmes një reagimi në Twitter, Rohde tha se kjo ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik në luftimin e korrupsionit.
“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, shkroi ai në Twitter.
Sadly Gov'ts decision to disband Anti-Corruption Task Force raises serious concerns about political will to tackle corruption issues effectively. (2/2)
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 21, 2020
Kryeministri Hoti sot në një konferencë për media deklaroi se shuarja e Task-Forcës ka ndodhur për shkak se ishte antikushtetuese./UBTNews