Shtypi konservator iranian të hënën injoroi raportimet se Republika Islamike ka hequr dorë nga policia e moralit pas disa javësh protesta, një histori që u shfaq në faqet e para të vetëm katër të përditshmeve reformiste. Madje disa nga gazetat reformiste ngritën pikëpyetje mbi lajmin.
Irani është tronditur nga më shumë se dy muaj protesta që u shkaktuan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, pas arrestimit të saj nga policia morale e Teheranit nën dyshimet për shkeljen e kodit të rreptë të veshjes së femrave.
Prokurori i Përgjithshëmm, Mohammad Jafar Montazeri tha se “policia e moralit nuk ka të bëjë fare me gjyqësorin dhe është shfuqizuar nga ata që e kanë krijuar”./UBTNews/