Kuvendi i Kosovës njofton se takimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me deputeten britanike Alicia Kearns, i paralajmëruar për sot në orën 13:00, është shtyrë për kohë të pacaktuar.
“Ju njoftojmë se takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me deputeten britanike Alicia Kearns, i paralajmëruar për sot në orën 13:00, shtyhet për kohë të pacaktuar. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Deputetja britanike, Alicia Kearns kishte ngrehur shqetësime për mos marrjen e masave ndaj Serbisë nga ndërkombëtarët, pas agresionit të 24 shtatorit, ku grupi terrorist serb la të vdekur rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe plagosi dy të tjerë.
Ndërkohë, ka theksuar se megjithatë, Kosova mbetet nën sanksione.