Ka ditë që në qarqe politike shfaqen pritshmëritë, parashikimet dhe komentet për takimin e drejtuesve të Kosovës dhe të Serbisë në Washington më 2 shtator. Megjithatë ky takim është shtyer.
Burime të Radiotelevizionit 21 brenda Shtëpisë së Bardhë mësojnë se takimi është shtyer për datën 4 shtator.
Takimi planifikohet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, në mes të liderëve të Kosovës, kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësim të të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.