Seanca gjyqësore për rastin e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, e cila ishte planifikuar për ditën e sotme, është shtyrë për shkak të disa mungesave të rëndësishme. Gjyqtari Sabit Sadikaj njoftoi se ministri i Punëve të Brendshme në largim, Xhelal Sveçla, ka informuar gjykatën përmes e-mailit se ai është jashtë vendit dhe nuk mund të marrë pjesë në seancë.
Përveç mungesës së ministrit, arsye tjetër për shtyrjen e seancës ishte edhe mungesa e avokates së të akuzuarit Salih Zyba, e cila ka arsyetuar seanca për shkak të problemeve shëndetësore. Gjithashtu, u theksua se ftesa për të akuzuarën Fitore Pacolli-Dalipi është dorëzuar në derën e saj, por nuk është konfirmuar ende nëse ajo e ka marrë ftesën personalisht.
Ministri Sveçla, së bashku me deputetët Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputeten Drita Millaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, akuzohen për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës në mars të vitit 2018. Ky veprim, i cili shkaktoi kaos dhe shqetësime për sigurinë, ka sjellë pasojat ligjore për ta.
Seanca është shtyrë për datën 17 prill 2025./UBTNews/