UBT News

Shtyhet seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, që ishte paraparë të mbahej nesër, u shtye për pesë ditë.

Gjykata Speciale njofton se seanca e ardhshme do të mbahet më 16 shkurt, me fillim prej orës 11:00.

Ish-këshilltari i presidentit Thaçi thekson se me këto veprime, Specialja po bën kalkulime politike.

“Me publikimin e njoftimit për ngritjen e aktakuzës ende pa u konfirmuar, Gjykata Speciale bëri gjeopolitikë. Me shtyrjen e paraqitjes së tyre para Gjyqtarit të Procedurës, sepse jemi në prag të ditës së zgjedhjeve, Gjykata Speciale bëri kalkulim politik. Po i frikësohen paraqitjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe në Dhomat Speciale në Hagë. Po druhen që prezenca mediale njëditore e tyre ndikon te votuesit dhe ua prishë atyre skenarin politik, që po mundohen ta jetësojnë në emër të drejtësisë. Kjo është dëshmi tjetër që largimi i tyre nga skena politike në emër të drejtësisë ishte dhe mbetet tërësisht i sinkronizuar. Megjithatë, të drejtën e votimit nuk ua kanë mohuar dhe votat e tyre kanë arritur nga Haga në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Hashim Thaçi e Kadri Veseli dihet kënd e kanë votuar dhe dihet se kënd do të dëshironin që ta votonit edhe ju”, shkroi ai./UBTNews

Exit mobile version