Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky proces është caktuar të nis me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024. Ai njoftoi se ka marrë vendim për ndryshimin e menaxhmetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për arsye të mos fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.
“Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmetit të ri pë tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, deklaroi ai.
Ky proces ishte paraparë që të fillonte me 1 nëntor të këtij viti.