UBT News

Shtyhet për dy orë mbledhja e KQZ-së

Është shtyrë për dy orë mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku do të vendoset për certifikimin ose jo të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo për shkak të rekomandimit të Zyrës për Regjistrim dhe Certifikimin e Partive Politike që të gjithë kandidatët për deputetë të certifikohen.

E me kërkesë të anëtarëve të KQZ-së nga LDK dhe PDK u kërkuan material shtesë për t’i parë komunikimet ZRPPC-së me KGJK-në.

Kjo u kundërshtuan nga anëtarët e LVV-së të cilët kërkuan miratimin ose jo të këtij rekomandimi.

Exit mobile version