Grand Theft Auto 6, një nga lojërat më të pritura, nuk do të dalë këtë vit siç ishte planifikuar fillimisht. Rockstar Games ka konfirmuar se loja publikohet në maj të vitit 2026, duke theksuar se nevojitet më shumë kohë për të arritur cilësinë që fansat presin dhe meritojnë.
Pritet të jetë një nga lansimet më të mëdha në historinë e industrisë së lojërave.
GTA 5, seria e fundit që doli më 2013, është fenomen global. Me më shumë se 185 milionë kopje të shitura, renditet si loja e dytë më e shitur e të gjitha kohërave e vazhdon të jetë e luajtur në versionin online.
Prezantimi i parë zyrtar i GTA 6 erdhi në dhjetor 2023 me trailer 90-sekondësh, që u bë viral e kaloi 100 milionë shikime në pak ditë.
Videoja zbuloi dy personazhe kryesorë dhe qytetin e ri të lojës – Leonida – një vend fiktiv i frymëzuar nga Florida.
Në deklaratë, Rockstar ka thënë se ishte “thellësisht e prekur” nga reagimi i fansave dhe theksoi se po punon për ta bërë lojën sa më të përsosur.
Rockstar njihet për procesin e zhvillimit, nuk është hera e parë që shtyn publikimin e një loje të madhe, njësoj ndodhi dhe me “Red Dead Redemption 2” në vitin 2018, por kompania është e njohur për cilësinë e jashtëzakonshme të lojërave.
Straus Zelnick, shefi i Take-Two Interactive, ka deklaruar se çdo projekt i ri i Rockstar “duhet të jetë që se keni përjetuar kurrë më parë”.