Është shtyrë afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve për pensionistët dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta.
Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, teksa ka bërë të ditur se ky vendim është marrë për shkak të situatës me COVID-19.
“Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë”, shkroi Reçica në Facebook./UBTNews
Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me…
Posted by Skender Reçica on Tuesday, January 12, 2021