Komisioni Evropian pritet të shtyjë planet për implementimin e një takse dixhitale deri në Vjeshtë në përpjekje për ti hapur rrugë një takse globale ndaj kompanive shumëkombëshe.https://tinyurl.com/y4tkrgmb
Komisioni është vënë nën presion nga Sekretari i Thesarit Amerikan Janet Yellen raportoi Financial Times.
Taksa, e cila do të financonte rikuperimi e ekonomive Evropiane, do të aplikohej për qindra kompania në ekonominë dixhitale, shumica e të cilave janë Evropiane kishte thënë shefja e konkurrencës Margaret Vestager.
Megjithatë detajet rreth taksës dhe cilat kompani do të preken konkretisht mungojnë. Në të vërtetë duhej që Brukseli të çonte planin përpara këtë javë, por vendosën ta shtyjnë më 20 Korrik.
Por Komisioni tashmë po shikon mënyra sesi të mbështesë marrëveshjet historike me G20. /PCWorld Albanian