Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka marrë vendim të shtrenjtojë energjinë elektrike për shfrytëzuesit e konsumatorëve shtëpiak mbi 800 kilovat.
Kjo rritje sipas kryetarit të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu do të jetë 6 cent për tarifën e ulët dhe 12 cent për tarifën e lartë. Sipas tij, bllok tarifë për bizneset nuk do të ketë.
Tarifat e reja me ngritje të energjisë elektrike do të aplikohen nga data 9 shkurt deri më 31 mars 2023.