UBT News

Shtrenjtimi i energjisë rrezikon rritje çmimesh, thotë përfaqësuesi i biznesmenëve në Kosovë

Nëse qeveria nuk na subvencionon, apo nuk ndërhyn për rritjen e çmimit të energjisë, do të shtrenjtohen çmimet e produkteve.

Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi.

“Ne po besojmë që shteti, që të subvencionojë rritjen, të kemi rritje më të vogël. Konsumatorët, sidomos familjarët do të goditen shumë nga çmimet shumë të larta. Duhet marrë parasysh që nuk kemi rritje të pagave”, u shpreh ai.

Z. Krasniqi nënvizoi se ajo që i nevojitet biznesit është stabiliteti i energjisë elektrike.

“Tani jemi duke u përballur me reduktime dhe kjo e dëmton shumë biznesi gjatë prodhimit”, u shpreh ai.

Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë do të rritet. Sipas njoftimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) rritja parashikohet të jetë me 9%, por që do të ketë edhe një kategorizim të konsumatorëve, në bazë të sasisë së energjisë që ata shpenzojnë.

Propozimi dhe rritja progresive, është pranuar edhe nga ekspertët, duke marrë parasysh rritjen e energjisë ne tregun ndërkombëtar.

Exit mobile version