Anketa e realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me qarkullimin në sektorin e shërbimeve në vend, për muajin shkurt vitit 2023, tregon se këtij sektori iu shtua puna.
Sipas raportit të ASK-së, sektori i agjencive të udhëtimit mbetet faktori kryesor në këtë rritje.
“Në muajin shkurt të këtij viti, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak kishte rritje te: Agjencitë e udhëtimit 104.38%, Hotelet 72.28%, Aktivitetet e Arkitekturë dhe Inxhinierisë 43.92%, Tregtia 34.5%, Transporti dhe magazinimi 21.78%, Informacioni dhe komunikacioni 21.72% dhe Bar-Restorantet 16.9%”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërkaq, sa i përket punësimit në këtë periudhë, prin sektori i tregtisë.
Numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (shkurt 2022) kishte rritje te: Tregtia 31.44%, Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë 18.93%, Informacioni dhe komunikacioni 11.62%, Transporti dhe magazinimi 11.2%, Agjencitë e udhëtimit 3.37%, Bar-Restorantet 3.06% dhe Hotelet 0.37%.