Portugalia rikthen shtetrrethimin tek një sërë qytetesh përfshirë Lisbonën dhe Porton në përpjekjen për të vënë nën kontroll valën e re të infektimeve me Covid-19, e nxitur nga varianti Delta.
Ora policore nga 11 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit, hyn në fuqi të premten në 45 bashki më rrezik të lartë infektimesh, përfshirë magnetin e turistëve Albufeira.
“Qeveria vendosi që në bashkitë me rrezik të lartë apo shumtë të lartë, do të ketë kufizim të qarkullimit nga ora 11 e mbrëmjes.”
Rastet në Portugalinë e përballur me një betejë të vështirë kundër koronavirusit në janar, u rritën në 2449 të enjten, shifra më e lartë kjo që prej mesit të shkurtit. Megjithatë vdekjet ditore, ende me numra 1 shifror, janë larg niveleve të shkurtit.
Nuk jami në pozitat për të konsideruar pandeminë nën kontroll, ndaj u bëj thirrje të gjithëve tu përmbahen rregullave dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme. Rastet e reja po raportohen kryesisht mes të rinjëve të pavaksinuar, çka ka nxitur autoritetet të përshpejtojnë fushatën e imunizimit.
Personat nga 18 deri në 29 vjeç do të jenë në gjendje të marrin vaksinën duke filluar nga java e ardhshme. Portugalia u bë vendi i parë në Bashkimin Europian që konfirmoi se varianti indian I koronavirusit ishte bërë dominuesi në vend. Shkak për përhapjen mendohet të jetë bërë hapja e dyerve për turistet britnaikë në fullim të qershorit.