“Ky variant i veçantë ka sulmuar të rriturit me një ritëm të shpejtë, tani po sulmon dhe studentët me të njëjtin ritëm“.
Mësuesit dhe zyrtarët e shëndetësisë po ngrenë alarmin për një rritje të rasteve me koronavirus mes fëmijëve. Më shumë se 250 mijë të infektuar u raportuan javën e kaluar në këtë grupmoshë, çereku i rasteve totale të shënuara për atë periudhë.
“Duhet të kemi një sistem me maksa në shkolla, dhe t’i rrethojmë fëmijët me njerëz të vaksinuar.”, u shpreh Fauci.
Kjo vjen teksa ShBA prek një rekord të zymtë, duke tejkaluar 40 milionë rastet me koronavirus në total. 10% e tyre të raportuara në vetëm 4 javët e fundit.
Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë për një pik të ri të rasteve, si shkak i rikthimit të udhëtimeve dhe grumbullimeve të mëdha.
“Duhet të përgatitemi për një tjetër valë pas festës së fundjavës së kaluar”, u shpreh mjekja Amycomton-Phillips.
Kjo sjell shqetësime lidhur me aftësisë e spitaleve për të përballuar fluksin. Sipas departamentit të shëndetësisë, 8 shtete kanë 90% të kapaciteteve në përkujdesjen intensive të zëna. Me rastet dhe shtrimet në rritje, presidenti Joe Biden do t’I drejtohet kombit amerikan për fazën e re të kundërpërgjigjes ndaj pandemisë.