Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje gjatë 27 dhe 28 korrikut në Prishtinë, Pejë, Malishevë, Vushtrri dhe Mitrovicë të Jugut.
Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti, ndërsa rasti është duke u hetuar. Në një rast tjetër, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij, me ç’rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në Pejë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, ndërsa në një rast tjetër një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij. Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Malishevë, një e mitur është proceduar në procedurë të rregullt pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur.
Ndërkaq, në Vushtrri dhe Mitrovicë të Jugut janë raportuar raste të tjera të dhunës në familje, ku bashkëshortët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre. Pas intervistimit, rastet janë proceduar në procedurë të rregullt dhe mbeten nën hetime./A.K/
