Gjermania ka vendosur kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë e saj tokësorë për të ndaluar migrimin e parregullt, vendim që ka ngjallur kritika nga vendet fqinje. Ministres së Brendshme, Nancy Faeser, i është përgjigjur duke thënë se masa është e nevojshme për të trajtuar problemin e migracionit të paligjshëm.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka cilësuar veprimin si të papranueshëm dhe një pezullim të gjerë të zonës Shengen, duke kërkuar konsultime urgjente brenda Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, ministri i Brendshëm i Austrisë, Gernard Karner, ka deklaruar se Austria nuk do të pranojë emigrantët e refuzuar nga Gjermania, por ka pranuar se është e rëndësishme që të luftohet migrimi i paligjshëm.
Kontrollet e reja janë të planifikuara të zgjasin gjashtë muaj dhe mund të kërcënojnë unitetin evropian, duke testuar bashkëpunimin midis vendeve anëtare të BE-së. Më parë, sulme të ngjashme nga emigrantë kanë shkaktuar shqetësime të mëdha në Gjermani./UBTNews/