UBT News

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin me thikë në Solingen

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm me thikë në qytetin gjerman të Solingenit të premten mbrëma, ku mbetën tre persona të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur.

Përmes një deklarate, grupi tha se sulmuesi është “ushtar i Shtetit Islamik”, i cili shënjestroi të Krishterët dhe kreu sulmin “për t’u hakmarrë për muslimanët në Palestinë dhe kudo”.

Kjo deklaratë erdhi pasi policia gjermane i tha agjencisë së lajmeve DPA se edhe një person tjetër u arrestua në lidhje me sulmin. Arrestimet ndodhën në një qendër refugjatësh në Solingen./UBTNews/

Exit mobile version