UBT News

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Iran ku mbetën 84 viktima

I ashtuquajturi Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm me bombë në Iran, i cili la të vdekur 84 persona dhe rreth 300 të plagosur.

Njoftimi është bërë përmes llogarisë Telegram, ku IS pretendon se sulmi është kryer nga dy militantë të veshur me jelek eksploziv.

Irani njoftoi se do të “hakmerret” ndaj atyre që janë përgjegjës për sulmin, sulmi më i madh dhe më i përgjakshëm në tokën iraniane që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) dhe zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Mokhbir premtuan “hakmarrje” për shpërthimet që vranë dhe plagosën dhjetëra njerëz./UBTNews/

Exit mobile version