UBT News

Shtetet u bëjnë thirrje trupave ruse të tërhiqen nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia-s

42 shtete po u bëjnë thirrje forcave ruse të tërhiqen nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia-s për shkak të frikës për katastrofë në rajon.

Të shtunën, inteligjenca ushtarake ukrainase deklaroi se bombardimet nga trupat ruse shkatërruan një stacion pompimi dhe stacion zjarri.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, shkroi në Twitter se njerëzit po ikin nga zona dhe shfaqi një video të tyre duke u larguar.

Por në një deklaratë të lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në emër të 42 vendeve, përfshirë Britaninë, Australinë dhe Gjermaninë, thuhet se kontrolli i Rusisë në termocentral – që është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë – përbën një “rrezik të madh”. Madje shtetet i bënë thirrje Kremlinit që menjëherë të tërheqë forcat e tij ushtarake nga uzina./UBTNews/

Exit mobile version