Shteti indian i Biharit do të hyjë në izolim deri më 15 maj. Kryeministri i Biharit, Nitish Kumar njoftoi planet për mbylljen e vendit sot përmes një shkrimi në Twitter.
“Pas një diskutimi me ministrat dhe zyrtarët dje, vendosëm që Bihari të hyjë në izolim deri më 15 maj 2021”, thuhet në njoftim, megjithëse nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi ky ligj.
Edhe në shtetet tjera të Indisë janë vendosur masa kufizuese:
- Uttar Pradesh: Në izolim deri më 6 maj
- Odisha: Do të hyjë në izolim nga 5 maji e deri më 19 maj
- Haryana: Në izolim që nga 3 maji, e do të zgjasë një javë
- Maharashtra: Masat kufizuese janë zgjatur deri më 15 maj
- Delhi: Izolimi do të zgjasë deri më 10 maj
- Gujarat: Kufizim i lëvizjes në 29 qytete, deri më 5 maj
- Karnataka: Kufizim i lëvizjes deri më 11 maj
- Punjab: Mbyllje dhe kufizim të lëvizjes deri në një vendim tjetër
- Kerala: Nga sot deri në një vendim tjetër, do të mbyllen dyqanet, teatrot, palestrat, restorantet. Lejohet grumbullimi deri në 50 njerëz.
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Indi ka shkuar në 20 milionë, me 357 mijë e 229 raste të reja të regjistruara të martën./UBTNews