Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dhurojnë një numër të konsiderueshëm të vaksinave përmes skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë – COVAX, për t’i shpërndarë në vendet e varfra.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, alokimi i një pjese të konsiderueshme të vaksinave do të bëhet përmes programit COVAX, megjithatë nuk ka ndonjë vendim përfundimtar.
Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi të hënën se administrata e tij do t’i dërgojë në total 20 milionë doza të vaksinave Pfizer Inc/BioNTech/SE, Moderna, Johnson&Johnson, dhe mbi 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat ai kishte planifikuar t’ua dhuronte vendeve tjera, në fund të qershorit./UBTNews