UBT News

Shtetet dhe vaksinat antiCOVID

Përderisa disa vende po mundohen vazhdimisht t’i sigurojnë vaksinat antiCOVID, disa të tjera nuk po e kanë idenë se çfarë të bëjnë me dozat e vaksinës që nuk po i përdorin, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së tyre.

Disa vende kanë kufizuar përdorimin e vaksinës së Oxfordit – AstraZeneca (AZ) dhe Johnson & Johnson (J&J), për grupmoshat e reja, për shkak të rreziqeve për mpiksje të gjakut.

Danimarka ka ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke nxitur interesim te shtetet tjera për dozat e papërdorura. Republika Çeke shprehu interes t’i blejë vaksinat nga Danimarka. Po kështu edhe Estonia, Letonia dhe Lituania.

Po rriten shqetësimet rreth vaksinave, pas raportimeve për mpiksje të gjakut, veçanërisht te moshat e reja. Por rregullatorët e shëndetësisë thonë se rreziku nga COVID-19 është edhe më i madh.

Sipas të dhënave, Danimarka ka pranuar 202 mijë e 920 doza të vaksinës AstraZeneca më 15 prill. Prej tyre, 150 mijë e 671 doza janë përdorur, kurse 52 mijë e 249 janë të papërdorura./UBTNews

Exit mobile version