UBT News

Shtetet baltike sanksione ndaj zyrtarëve gjeorgjianë për shtypjen e protestave

Estonia, Letonia dhe Lituania vendosën sanksione ndaj zyrtarëve gjeorgjianë sot pas shtypjes së dhunshme të demonstratave antiqeveritare në Tbilisi.

Oligarku Bidzina Ivanishvili është në listë së bashku me 10 individë të tjerë, duke përfshirë ministrin e Brendshëm Vakhtang Gomelauri dhe zëvendësit e tij, njoftoi portali i Brukselit Politiko.

Tashmë atyre u ndalohet hyrja në tre vendet baltike, njoftoi Ministria e Jashtme e Estonisë. Masat u morën kundër individëve në përgjigje të “pjesëmarrjes së tyre në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut duke shtypur në mënyrë agresive protestat legjitime në Gjeorgji”, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version