Ministria e mbrojtjes, e cila mbikëqyr dhe miraton eksportet e industrive të mbrojtjes të Izraelit, tha se një e katërta e marrëveshjeve ishin për dronët, me “raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore” që përbëjnë 19 për qind të tjera.
Shifrat e ministrisë tregojnë se eksportet totale janë dyfishuar gjatë nëntë viteve të fundit.
Marrëveshja e Abrahamit e ndërmjetësuar nga SHBA nga viti 2020 e pa Izraelin të normalizojë lidhjet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun.
“Paqëndrueshmëria globale rrit kërkesën për sisteme izraelite të mbrojtjes ajrore, dronë, UAV (mjete ajrore pa pilot) dhe raketa, dhe ne vazhdimisht punojmë për të ruajtur aftësitë tona dhe për t’i forcuar ato”, tha në një deklaratë drejtori i përgjithshëm i ministrisë së mbrojtjes, Eyal Zamir./UBTNews/