Shtetet Arabe të Gjirit kanë nisur një fushatë të rrallë dhe të koordinuar kundër gjigantit të transmetimit, Netflix, duke i bërë thirrje atij që të heqë përmbajtjet fyese dhe imorale, ndërsa ato kërkojnë të rregullojnë përmbajtjen televizive të prodhuar jashtë juridiksionit të tyre.
Arabia Saudite lëshoi një deklaratë të martën, përmes së cilës u bë e ditur se i kanë kërkuar Netflixit që të heqë përmbajtjet që shkelin vlerat islame, përfshirë edhe disa përmbajtje për fëmijë. Sipas asaj deklarate, Netflix-i shkeli rregulloret lokale dhe është në kundërshtim me vlerat shoqërore të vendit.
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se Netflix shkeli rregulloret lokale dhe “është në kundërshtim me vlerën shoqërore të vendit”. Mbikqyrësi i Emirateve të Bashkuara do të monitorojë përmbajtjen e Netflix-it tani e tutje dhe do të marrë masa në shkelen ligjet lokale.
Në deklarata nuk u specifikua se për çfarë përmbajtje bëhej fjalë, por kanali shtetëror saudit i lajmeve, Al Ekhbariya, publikoi të martën segmente përmes së cilave dënohej Netflix-i për promovimin e “devijimit seksual” te fëmijët./UBTNews/