Samiti jozyrtar dyditor i ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të BE-së ka filluar në Budapest – por u përball me probleme të mëdha.
Ngjarja, e ngjashme sikurse takimet jozyrtare të Hungarisë, e cila mban aktualisht presidencën e BE-së, është bojkotuar nga disa shtete anëtare.
Disa politikanë të cilët morën pjesë në takim nuk e komentuan bojkotin, përderisa të tjerët e quajtën si shprehje të mendimit.
“Unë mendoj se ky është një reagim ndaj aktivitetit të jashtëm të Hungarisë, ndoshta ndonjëherë jo i përshtatur me kornizën evropiane”, tha Arnoldas Abramavičius, zëvendësministri i Brendshëm i Lituanisë, duke shtuar: “Disa vende dërguan politikanë të nivelit më të ulët, disa vende dërguan nivel ministrash, unë nuk mendoj se është bojkot, por një lloj opinioni i shprehur nga shtetet anëtare”.
Sabrina Agresti-Roubache, sekretare e Shtetit për Shtetësi në Francë nuk deshi të komentonte mbi specifikat.
“Unë nuk kam asnjë koment, unë jam sekretare franceze e shtetit, përfaqësoj ministrin tim, zotin Gerald Darmanin, jam këtu vetëm sepse jemi evropianë”, tha ajo.
Ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sándor Pintér, i cili kryesoi takimin, tha se pjesëmarrësit u pajtuan që pa bashkëpunim nuk mund të garantohet siguria në Evropë – dhe se sfidave duhet përgjigjur sa më shpejt të jetë e mundur./UBTNews/