UBT News

Shtetet amerikane po e hetojnë Instagramin

Një grup i shteteve amerikane është duke hetuar se si rrjeti social, Instagram, po i targeton fëmijët, pavarësisht se paraqet rreziqe të mundshme për ta.

Grupi i shteteve republikane dhe demokrate – po e heton Instagramin dhe kompaninë Meta, për të përcaktuar nëse ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve janë shkelur. Kjo vjen pasi një sinjalizuese e kompanisë dëshmoi kompania e di vetë se produktet e saj mund t’i dëmtojnë fëmijët.

Një zëdhënës i kompanisë Meta mohoi akuzat se platformat e tyre janë të pashëndetshme.

Prokurorja e Përgjithshme e Masaçusets, Maura Healey, një demokrate e cila e para njoftoi për hetimin, shkroi në Twitter: “Facebook ose Meta, e ka ditur që Instagrami është i lidhur me depresionin, çrregullimet e të ngrënit dhe vetëvrasjen tek të rinjtë. Ne do të identifikojmë nëse ligjet janë thyer dhe do t’i japim fund abuzimit”.

Instagram, sikurse platformat e tjera, u kërkon përdorusve të jenë mbi 13 vjeç, por kompania ka pranuar se e di se disa përdorues janë më të ri sesa mosha e përcaktuar./UBTNews

Exit mobile version