Zyrtarët britanikë për zbatim të ligjit për imigrim, do të nisin të lëshojnë paralajmërime 28-ditore për qytetarët e Bashkimit Evropian, që të mund të vazhdojnë të jetojnë në Mbretëri të Bashkuar, ka thënë Qeveria britanike.
Mirëpo autoritetet do të ofrojnë afat të pacaktuar për mbushje të aplikacionit, nëse qytetarët kanë arsyetim për vonesë.
Më shumë se 5.6 milionë qytetarë të Zonës Ekonomike Evropiane dhe vartësit e tyre, kanë aplikuar për të qëndruar në këtë vend.
Mirëpo rreth 400,000 raste tjera janë ende të pazgjidhura, dhe linja qeveritare për ofrim të ndihmës, është duke pranuar mijëra thirrje në ditë.
Çështja e rregullimit të statusit për banorët e BE-së në Britani, ka nisur pas referendumit për largim të këtij shteti nga blloku evropian, pesë vjet më parë.
Përmes këtij procesi, këtyre qytetarëve u mundësohet e drejta për të banuar, udhëtuar, punuar dhe qasja në kujdes shëndetësor në Britani.
Shtetasit e Polonisë dhe Rumanisë është thënë të kenë kryer më së shumti aplikime deri më tani.
Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./REL