Një shtetas rus u arrestua në Finlandë. Sipas rrjeteve sociale të Wagnerit, i arrestuari është Yan Petrovsky, një anëtar themelues dhe udhëheqës i Rusich, një nën njësi e ekstremit të djathtë të grupit mercenar.
Petrovsky, një ish-banor i Norvegjisë, ka qenë i sanksionuar nga BE-ja dhe SHBA-të që nga viti i kaluar, andaj ende nuk dihet se si ka shkuar ai në Finlandë.
Ai themeloi Rusich si një njësi të qartë neonaziste gjatë fazave të hapjes së konfliktit në rajonin Donbas të Ukrainës lindore në vitin 2014./UBTNews/