Një shtetas francez është kapur dje me një sasi të vogël të substancës narkotike të llojit kokainë. Kjo gjatë një kontrolli të policisë në fshatin Llapnasellë. Ndërkaq pasagjerit në veturën e tij i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Fsh. Lapnasellë, 28.08.2023 – 02:30. Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Francës, gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar si lëndë narkotike kokainë, derisa te pasagjeri, i dyshuari mashkull kosovar është gjetur një sasi substancë më vogël e dyshuar si marihuanë. Drejtuesi i mjetit i dyshuari i parë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.