E quajtur Collage House, dhe e dizajnuar nga arkitektët S+PS, në Navi Mumbai të Indisë, kjo shtëpi merr mjaft vëmendje.
Sfidë e arkitektëve ishin të ndërtojnë një shtëpi që është e paraparë të mbaj katër gjenerata, gjithashtu me një sens të hapësirës por njëkohësisht edhe privatësisë, në një pjesë relativisht më të vogël.
Pronarët donin gjithashtu që në një mënyrë të mbanin të kaluarën e qytetit.
Të jetosh në Mumbai të Indisë është e pamundur të injorosh vendbanimet joformale në qytet, dhe nëse shikohen nga afër, ka shumë gjëra që duhet të mësohen në kursimin, përshtatjen, shkathtësinë dhe zgjuarsinë.
Është bërë një përpjekje këtu nga arkitektët për të zbatuar disa nga këto mësime pa i romantizuar ato. Projekti shikon idenë e riciklimit dhe kolazhit në disa mënyra, nga ato shumë fizike – si materialet, energjia, etj, deri tek të paprekshme – si historia, hapësira dhe kujtimet.
Fasada e përparme vendos tonin për atë që qëndron brenda, me një “cep të dritareve” që riciklojnë dritaret e vjetra dhe dyert e shtëpive të rrënuara në qytet.
Kjo bëhet një sfond i madh për dhomën e ndenjes me një tavan të ekspozuar prej betoni e lidhur me mermerin e bardhë dhe me shtresë bronzi në dysheme.
Mbetjet e tubave metalikë të formësuar së bashku si bambu formojnë një “mur tub” që integron kolonat strukturore dhe tubat e ujërave të shiut.
Në oborrin qendror nga njëra anë pllaka prej metali të ndryshkur janë thyer dhe bërë së bashku./klankosova