Shtëpia ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit është në rrezik të shembet, pasi pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kanë kërkuar leje për ta rrënuar atë.
Blerë në vitin 2023 për 8.4 milionë dollarë, shtëpia është e vendosur ngjitur me rezidencën e çiftit.
Pas blerjes, siguruan leje për prishjen, por konservatorët kulturorë arritën të bindin autoritetet lokale për ta shpallur ndërtesën si monument historik, duke e ndaluar ndërtimin përkohësisht.
Tani, Milstein dhe Bank presin vendimin e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit për të ditur nëse do të mund të vazhdojnë planet e tyre për të bashkuar shtëpinë me pronën ekzistuese. Statusi si monument historik kufizon mundësitë e tyre si pronarë të pronës.
Avokati Peter Sheridan tha se Kalifornia ka shtëpi ku kanë jetuar, por kjo nuk do të thotë që ato duhet të shpallen si monumente. Ajo bleu shtëpinë më 1962 për 75.000 dollarë, ndërsa gjatë qëndrimit fitoi një Golden Globe dhe u bë e famshme për performancën “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedy. Pas vdekjes së saj, shtëpia ka kaluar në duar të ndryshme, duke pësuar ndryshime të shumta.
Në një përpjekje për të ruajtur ndërtesën, Milstein dhe Bank kanë propozuar që ajo të zhvendoset në një vend publik, pasi privatësia e tyre është cënuar nga turistët dhe përdorimi i dronëve për fotografi.