Shtëpia e djegur në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë nuk ishte e banueshme. Shtëpia është përplot me mbeturina dhe sipas banorëve të lagjes e njëjta nuk ka qenë e banueshme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e KEDS-it, meqë ka qenë duke u vjedhur energjia elektrike.
Prezente janë edhe ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve. Nga Policia nuk kanë kthyer ende përgjigje se si ka ndodhur rasti.