Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka përfunduar biseda telefonike mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidentit kinez, Xi Jinping. Biseda zgjati një orë e 50 minuta.
Sipas medias shtetërore kineze CCTV, Xi i tha Bidenit se “konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt” dhe se “Kina dhe ShBA kanë përgjegjësi të punojnë për paqen”./UBTNews/