Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë thotë se SHBA-ja beson se Irani po përgatitet të “nisë një sulm të menjëhershëm me raketa balistike kundër Izraelit”.
“Shtetet e Bashkuara kanë indikacione se Irani po përgatitet të nisë së shpejti një sulm me raketa balistike kundër Izraelit”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
“Ne po mbështesim në mënyrë aktive përgatitjet e nevojshme për të mbrojtur Izraelin kundër këtij sulmi. Një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak nga Irani kundër Izraelit do të sjellë pasoja të rënda për Iranin”, tha ai./UBTNews/