Nuk është vetëm rrushi fruti karakteristik i këtij sezoni, edhe pse ai duket më i pranishmi në treg, falë prodhimit të bollshëm vendas.
Krahas tij, edhe frutat ekzotike – të cilat vijnë nga vende të tjera të afërta kanë pikërisht tani periudhën e tyre më të mirë.
Kivi, fiqtë e Indisë, kërpudhat, tartufi dhe shumë të tjera arrijnë cilësinë më të lartë në këtë muaj.
Nëse jeni lodhur nga shijet e verës, shtatori sjell freski të re për qiellzën. Ky është një nga muajt më të pasur të vitit në tryezë: nis me “fiqtë e dytë”, siç njihen ndryshe, dhe përfundon me frutat e pyllit, që janë vazhdim i prodhimeve të gushtit.
Mollët, hurmat dhe dardhat e varieteteve të ndryshme arrijnë pikën kulmore pikërisht në shtator, duke e bërë këtë periudhë kohën më të mirë për t’i shijuar.
Perimet
Për adhuruesit e tyre, rikthehen në sezon lulelakra dhe finoku – këtë herë në kohën e duhur të vitit. Në treg gjenden patatet, kungujt e mëdhenj të verdhë, brokoli dhe kërpudhat e freskëta, duke pasuruar më tej ofertën e stinës. /A.Z/UBT News/