Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm.
Çaji jeshil
Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës.
Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe mjaltin.
Lëngu i limonit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik. Pini ujë me lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh.
Lëngu i boronicës së kuqe ose ananasit
Këto fruta janë të pasur me antioksidantë dhe lëngun e tyre mund ta pini çdo ditë në mes vakteve ose gjatë drekës. Nëse po përpiqeni të pastroni mushkëritë, atëherë shmangni pijet e gazuara dhe alkolike.
Lëngu i karrotës
Karrota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B. Lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak. Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.
Xhenxhefil
Xhenxhefili është një aleat kundër sëmundjeve të këqija.
Ai lehtëson eliminimin e sekrecioneve bllokuese të mushkërive.
Ushqimet e Pasura me Antioksidantë
Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.
Rigoni dhe Nenexhiku
Përbërësit organikë të rigonit përmirësojnë frymëmarrjen dhe çlirojnë mushkëritë nga bllokimet prej sekrecioneve. Mund t’i përdorni si çaj. Ato ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga bakteret.
Nenexhiku qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe të dyja bimët duhen bërë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.
Mbrojtja e mushkërive kërkon marrjen e ushqyesve të domosdoshëm dhe vitaminave jo vetëm nga ushqimi por edhe suplementët.
Këshillat e fundit por jo nga rëndësia janë që të mos pini duhan, të qëndroni larg zonave ë ndotura dhe të pini sa më shumë lëngje të ngrohta./AgroWeb.org