Së paku shtatë civilë kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmeve ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, sipas guvernatorit rajonal, Pavlo Kyrylenko.
Në Telegram, Kyrylenko dha detaje për numrin e të vdekurve në periudhën 24-orëshe.
“Rusët vranë shtatë civilë, tre në qytetin e Toretskut, dy në Avdiivka, një në Kodema dhe një në Siversk. Dy të tjerë janë lënduar”, deklaroi ai.
Është “aktualisht e pamundur” të përcaktohen shifrat e sakta të viktimave për Mariupol dhe Volnovakha, shtoi ai./UBTNews/