Së paku shtatë persona kanë vdekur në një sulm nga forcat e armatosura ukrainase të hënën në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Nova Kahkovka, në rajonin jugor Kherson, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS, të martën.
“Shtatë persona janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 60 të plagosur”, citoi TASS Vladimir Leontyev, kreun e administratës ushtarako-civile të Distriktit Kakhovka të instaluar nga Rusia në rajonin Kherson.
“Ka ende shumë njerëz nën rrënoja. Të lënduarit po dërgohen në spital, por shumë njerëz janë të bllokuar në banesat dhe shtëpitë e tyre”, shtoi Leontyev.
Sipas TASS, përveç ndërtesave të dëmtuara, sulmi çoi edhe në një shpërthim në magazinat e plehrave në rajon./UBTNews/