Një person i armatosur vrau shtatë persona përpara se të arrestohej në Kaliforni të hënën, vetëm dy ditë pas të shtënave nga të cilat gjetën vdekjen 11 persona (përfshirë të dyshuarin) në një sallë vallëzimi.
Sulmet e fundit ndodhën në dy vende të veçanta në qytetin bregdetar të Gjirit të Half Moon, rreth 30 milje (50 km) në jug të San Franciskos, shkruan BBC.
Sulmuesi u identifikua si 67-vjeçari Zhao Chunli, një banor lokal.
Ngjarja tragjike vjen ndërsa shteti mban zi për vdekjet në parkun Monterey me shumicë aziatike gjatë festimeve për Vitin e Ri Hënor.
I dyshuari të hënën u filmua nga kamerat e lajmeve duke u dorëzuar në zyrën e Sherifit të Qarkut San Mateo rreth dy orë pas sulmit.
Katër viktimat e para u zbuluan në një fermë kërpudhash rreth orës 14:22 me orën lokale, ndërsa tre të tjerat u gjetën më vonë në një biznes të kamionëve aty pranë.
Hetuesit nuk kanë dhënë ende një motiv për këtë sulm.
Sherifja e Qarkut San Mateo, Christina Corpus tha në një konferencë për shtyp se i dyshuari u arrestua pasi kishte udhëtuar vetë në një stacion policor lokal rreth orës 16:40.
Atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike që mund të jetë përdorur në sulm dhe aktualisht është duke “bashkëpunuar” me policinë, shtoi ajo.
Corpus shtoi se viktima e tetë po trajtohet në spital dhe është në gjendje kritike.
“Ky lloj të shtënash është i tmerrshëm” tha ajo.
Në një konferencë për shtyp, sherifja konfirmoi gjithashtu se dëshmitarët përfshijnë fëmijë që kohët e fundit ishin lënë nga shkolla dhe jetonin në pronën rurale.
“Për fëmijët dëshmitarë të kësaj është e papërshkrueshme”, tha ajo.