UBT News

Shtatë të vdekur dhe 684 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, e në mesin e tyre edhe një 44-vjeçar.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç)”, njofton IKShPK.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 4 mijë e 487 mostra prej të cilave rezultuan 684 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 217 raste, Pejë 52 raste, Gjakovë 46 raste, Mitrovicë 44 raste, Gjilan 43 raste, Podujevë 38 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 28 raste, Vushtrri 26 raste, Ferizaj 22 raste, Obiliq 18 raste, Viti 17 raste, Deçan 16 raste, Rahovec 12 raste, Drenas 11 raste, Istog 9 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Suharekë 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Dragash 2 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Graçanicë, Junik, Shtime dhe Istog.

Në raportin ditor për situatën epidemiologjike bëhet e ditur se janë shëruar 702 pacientë, kurse raste aktive janë 14 mijë e 95./UBTNews

Exit mobile version