UBT News

Shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar shtatë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 564 raste të reja nga 3 mijë e 192 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 71 mijë e 908./UBTNews

Exit mobile version