UBT News

Shtatë të shëruar dhe nëntë raste të reja në Malishevë

Shtatë pacientë u shëruan, si dhe u regjistruan nëntë raste të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: dy raste në Malishevë, dy raste në Pagarushë, dy raste në Kijevë, një rast në Llazicë, një rast në Carallukë dhe një rast në Senik.

Që nga fillimi i pandemisë, në Malishevë janë regjistruar 494 raste me COVID-19, prej tyre 379 janë shëruar, 30 kanë vdekur, ndërkaq raste aktive janë 85./UBTNews

Exit mobile version