UBT News

Shtatë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë. Bazuar në të dhënat e fundit, shtatë persona janë infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 62 mostra të dyshuara për COVID-19.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për pesë persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i rasteve aktive është shtatë.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 19 doza të vaksinave.

Exit mobile version