UBT News

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete në Shqipëri. Nga 2 mijë e 907 testime te kryera, janë regjistruar shtatë raste të reja dhe katër të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Exit mobile version