UBT News

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Malishevë, një prej tyre konfirmohet pas vdekjes

Në komunën e Malishevës sot janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19, e një prej tyre u konfirmua pas vdekjes.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19, por njëri prej tyre është person i vdekur, i cili është varrosur sot, dhe po sot është konfirmuar me COVID-19”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Malishevës njofton se që nga fillimi i pandemisë në këtë komunë janë regjistruar 360 raste të reja me COVID-19, 264 prej tyre janë shëruar, 26 kanë vdekur, ndërkaq janë 70 raste aktive me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version