Shtatë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes në këtë periudhë kohore.
Në Kosovë janë shëruar edhe 12 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 166.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3 mijë e 501 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse në total 152 mijë e 643 doza të vaksinës./UBTNews